Skip to main content
Kirurg Kardiovaskular
Shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë
SPITALI HYGEIA TIRANE

Biografia profesionale

Studime universitare:

Fakulteti i Mjekësisë Tiranë (1980-1985)

Studime pasuniversitare:

Specializim në kirurgjinë torakale në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive në Tiranë (katër vjet).

Specializim në Departamentin e Kirurgjisë Torakale në spitalin “Marie L`Annelongue”, Paris (dy vjet).

Specializim në Departamentin e Kirurgjisë Kardiovaskulare në spitalin e përgjithshëm “George Papanikolaou”, Selanik (një vit).

Specializim në Departamentin e Kirurgjisë Torakale dhe Kardiovaskulare në spitalin e përgjithshëm “Evaggelismos”, Athinë (dy vjet).

Eksperiencë pune:

Kirurg torakal dhe më vonë Shef i Repartit të Kirurgjisë Torakale në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive, Tiranë deri në 1995

Pedagog ne Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës deri në 1995.

Kardiokirurg primar në Departamentin e Kardiokirurgjisë në spitalin e përgjithshëm “Metropolitan”, Athinë (një vit).

Kardiokirurg primar dhe zv. shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë në “Athens Medical Center” Athinë (gjashtëmbëdhjetë vjet).

Tashmë shef i Kardiokirurgjisë në spitalin Hygeia, Tirane.

Fushat e interesit:

Rivaskularizimi (by pass) total arterial i miokardit duke përdorur veç arteries mamare të majtë dhe arterien mamare të djathtë in situ, si dhe arteriet radiale si grafte të lira.

Rivaskularizimi i miokardit (by pass) me zemër të pandaluar në rastet e nevojshme.

Kirurgjia e valvulave mitrale me prioritet tek riparimi i saj.

Kirurgjia e aortës torakale në të gjithë gamën e saj.

Kirurgjia e bulbit aortik me ruajtje të valvulës së aortës (operacioni Tyron ose operacioni Yacoub)

Kirurgjia e bulbit aortik me zëvendësim të valvulës aortale me ri-implantim të ostiumeve koronare (operacioni Bentall).

Kirurgjia e disekimit të aortës me arrest total dhe hipotermi.

Në të gjitha operacionet e zemrës realizojmë mbrojtjen maksimale të miokardit duke përdorur kardioplegji hematike retrograde dhe të vazhdueshme nëpërmjet sinusit venoz koronar. Kjo metodë mundëson shpëlarjen maksimale të miokardit nga toksinat e krijuara si pasojë e ishemisë së kontrolluar gjatë operacionit.

Kontakti

  • T centre:
  • Mobile T:

    +355696042790

    +306974324241

  • Email:

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.