Skip to main content
Kirurg Kardiovaskular
Shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë
SPITALI HYGEIA TIRANE

Ekokardiograma

Ekokardiograma (ose EKO siç thuhet shkurt në gjuhën e përditëshme) përbën në vetëvte një ekzaminim i cili synon filmimin e zemrës e të rrjedhjes së gjakut në të, apo të aortës nga pika të ndryshme. Gjithashtu bën të mundur matjen e presioneve nëpër dhomat e zemrës. Ky ekzaminim bazohet në përpunimin e informacionit që na jepet nga një aparat i cili lëshon ultratinguj. Kështu bëhet e mundur marrja e pamjeve të brëndëshme të zemrës. Këto pamje mund të jenë dy përmasash ose tre përmasash.

Ekokardiograma tashmë përdoret si vegël e përditshme në kardiologji dhe në kardiokirurgji. Ndihmon për vendosjen e diagnozës, për trajtimin e rasteve të veçanta (si p.sh. punksionet e ndryshme ose drenimet), por edhe për ndjekjen e të sëmurëve përpara dhe pas ndërhyrjes kardiokirurgjikale. Është një metodë e thjeshtë, e pamundimshme dhe pa shpenzime të larta materialesh. Prandaj si e tillë ka hyrë kaq gjerësisht në mjeksinë e sotme dhe zbatohet kudo. Nëpërmjet saj mund të shikojmë hollësisht jo vetëm përmasat, formën apo funksionimin e dhomave të zemrës, por vërejmë edhe probleme të ndryshme të valvulave apo të mureve të brëndëshme të organit.

Në duar të mjekut sot ka disa lloje ekokardiogramash për të ndihmuar saktësinë e diagnostikimit.

Ekokardiograma transtorakale (Fig .1). Është më e përdorshme pasi është e thjeshtë. Bëhet në krevat dhe i sëmuri gjëndet i zgjuar. Por ka raste kur për arsye të ndryshme anatomike (p.sh. mbipesha e tepërt), pengohet marrja e pamjeve të qarta të zemrës dhe ky është një ndër problemet, që haset në zbatimin e kësaj metode.

Fig.1

Ekokardiograma transezofageale (Fig. 2). Ky është një ekzaminim që nuk përdoret tek çdo i sëmurë. Ai zbatohet në rastet kur EKO transtorakale nuk jep informacionin e kërkuar mbi detaje të nevojshme që ndihmojnë diagnostikimin. Është një metodë më e saktë se e para por përdoret kur është e domosdoshme, pasi i sëmuri duhet të marrë një narkozë të lehtë për disa minuta.

Fig.2

Kontakti

  • T centre:
  • Mobile T:

    +355696042790

    +306974324241

  • Email:

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.