Anatomia e zemrës
Zemra është organi, që bën të mundur qarkullimin e vazhdueshëm të gjakut në organizëm. Nëpërmjet këtij qarkullimi gjaku shpërndan oksigjenin dhe elementët e domosdoshëm ushqyes në gjithë indet e organizmit. Pra zemra në vetëvete është si një pompë që shtyn gjakun në të gjithë pjesët e trupit (Fig 1).

Zemra është e përbërë ngë një muskul specifik i quajtur ”miokard” që tkurret dhe lëshohet në mënyrë ciklike. Nga jashtë është e mbështjellë nga një cipë e hollë që quhet perikard dhe nga brenda nga një cipë tjetër që quhet endokard. Pjesa e brendshme e zemres ndahet në katër dhoma (Fig. 2). Atriumi me barkushen e majtë përbëjnë pjesën e majtë të zemrës dhe atriumi me barkushen e djathë që përbëjnë pjesën e djathtë të saj.

Pjesën e majtë nga pjesa e djathë e zemrës e ndan septumi ventrikular (që është midis dy barkusheve) dhe septumi atrial (që është midis dy atriumeve). Atriumin e majtë nga barkushja e majtë e ndan valvula mitrale. Kjo është një valvulë që lejon kalimin e gjakut vetëm nga atriumi i majtë në barkushen e majtë dhe nuk lejon atë të shkojë në drejtim të kundërt (Fig. 3).
Atriumi i djathë ndahet nga barkushja e djathë nëpërmjet valvulës trikuspidale e cila lejon rrjedhën e gjakut vetëm nga atriumi në barkushe dhe jo në të kundërt (Fig. 3).

Zemra ka gjithashtu akoma dy valvula atë aortale dhe pulmonare. Valvula aortale lejon rrjedhjen e gjakut nga barkushja e majtë në aortë dhe valvula pulmonare nga barkushja e djathtë në arterien pulmonare (Fig. 3).
Zemra vaskularizohet nga një sistem arteriesh dhe venash me një qarkullim të pasur gjaku. Arteriet jane ato që furnizojnë miokardin me gjak që të përballojë punën e pompës (Fig. 4).

Ekzistojnë dy arterie koranare kryesore: ajo e majtë dhe ajo e djathtë të cilat degëzohen në mënyrë që të shpërndajnë gjakun në të gjithë zemrën.
Kontakti
-
Tel:
-
T centre:
-
Mobile T:
+355696042790
+306974324241
-
Email:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.