Skip to main content
Kirurg Kardiovaskular
Shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë
SPITALI HYGEIA TIRANE

Zemra dhe diabeti

Diabeti është një sëmundje që dallohet nga nivelet e rritura të sheqerit në gjak. Për një kohë të gjatë ai nuk jep shenja pasi dëmtimet që sjell janë tepër të ngadalshme. Arteriet e gjakut janë ato të cilat preken kryesisht nga kjo sëmundje duke u ngushtuar gradualisht. Kur këto ngushtime bëhen të theksuara, shkaktohen dëmtime serioze në organe të ndryshme të trupit.

Këta të sëmurë duhet të kontrollojnë rregullisht sheqerin në gjak dhe duhet të jenë të përpiktë në marrjen e terapisë për normalizimin e glicemisë. Një dietë e caktuar dhe rigoroze do të jetë e domosdoshme për trajtimin e tyre. Zbatimi i udhëzimeve mjekësore ndihmon në trajtimin e diabetit si dhe në shmangien e komplikacioneve afatshkurtra apo afatgjata të tij.

Përsa i përket zemrës, tek pacientët me diabet ajo preket nga sëmundja ishemike, e cila çon më pas në infarkt të miokardit. Është e njohur se shkaku më i shpeshtë i vdekjes tek diabetikët është sëmundja ishemike e zemrës apo siç quhet ndryshe, sëmundja e arterieve koronare. Në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë ata janë më të prirë për të patur këtë problem.

Të sëmurët diabetikë përbëjnë një kategori të veçantë njerëzish. Në 40% të rasteve ata nuk ndjejnë asnjë shqetësim në zemër edhe pse mund të kenë pësuar ishemi. Meqënëse diabeti ka një ecuri të heshtur kjo e bën atë më të rrezikshëm. Prandaj pra këta të sëmurë nuk duhet të presin shfaqjen e shenjave por duhet të kontrollohen rregullisht nga kardiologu për të bërë diagnostikimin e hershëm të problemeve të zemrës.

Kur konstatohet diagnoza e sëmundjes së arterieve koronare tek të sëmurët diabetikë, operacioni “by pass” është metoda më rezultative për trajtimin e zemrës në krahasim me të gjitha metodat e tjera dhe kjo është vërtetuar shkencërisht. Operacioni në këta të sëmurë ofron trajtimin më të plotë të simptomave dhe nga ana tjetër shton jetëgjatësinë e pacientëve me diabet.

Kontakti

  • T centre:
  • Mobile T:

    +355696042790

    +306974324241

  • Email:

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.