Zemra dhe obeziteti
Obeziteti është një ndër problemet kryesore të shëndetit publik në vendet e perëndimit, që me sa duket ka të bëjë drejtpërdrejt me mënyrën e të ushqyerit, me mënyrën e të jetuarit, por edhe me prirjen në rritje të faktorit gjenetik. Ai përbën në vetvete grumbullimin në masë të tepërt ose pathologjike të dhjamit në trupin tonë. Pra duhet thënë se obeziteti është një gjëndje pathologjike për organizmin e njeriut.
Kush është obez?
Obez është personi, i cili ka një tregues të masës së trupit mbi 30 kg/m2. Ky tregues përllogaritet në bazë të gjatësisë dhe peshës së trupit si në formulën e mëposhtme:
BMI: treguesi i masës së trupit
m: pesha e trupit
h: gjatësia e trupit
Këtu nuk duhen përfshirë persona të cilët masa trupore e tyre është kryesisht muskulare (si tek sportistët e ndryshëm) por vetëm ata ku masa e tyre trupore ka një përqindje të konsiderueshme dhjami.
Shkaqet e obezitetit janë: faktorë të ndryshëm gjenetikë apo familjarë, ngrënia e pak vakteve të mëdha në ditë dhe mënyra e paekuilibruar e të ushqyerit, ulja e aktivitetit fizik në jetën e përditshme, disa lloje medikamentesh dhe faktorë të ndryshëm psikologjikë.
Është plotësisht e vërtetuar se obeziteti përbën faktor rreziku për shfaqjen e diabetit, të sëmundjes ishemike të zemrës, për episodet e ndryshme cerebrale, ndërkohë që rënia 10-15% në peshë mund të ndikojë edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Përfundimisht duhet të themi se obeziteti nuk është thjesht një rritje e pafajshme në peshë por një gjendje pathologjike më vete.
Duke trajtuar obezitetin bëjmë njëkohësisht një hap të rëndësishëm në trajtimin paralel të hipertensionit, të diabetit, të sëmundjes ishemike të zemrës, pasi ai është i lidhur ngushtë me këto pathologji.
Kontakti
-
Tel:
-
T centre:
-
Mobile T:
+355696042790
+306974324241
-
Email:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.