Ky test (ose ndryshe siç quhet ergometria) është një proçedurë ekzaminuese, jo intervenuese, e cila kontribon kryesisht në diagnotikimin ose në ndjekjen e pacientëve me sëmundje ishemike te zemrës dhe nganjëherë në problemet e valvulave (Fig. 1).
Fig.1
I ekzaminuari vihet në aktivitet të kontrolluar fizik dhe ndiqet ndërkohë me elektrokardiogramë. Nëse gjatë provës së biçikletës elektrokardiograma tregon shënja patologjike ishemie, kuptojmë se zemra nuk furnizohet sa duhet me gjak dhe si rrjedhojë kemi mosfunksionim normal të saj.