Roli i zemrës është si një pompë që bën të mundur qarkullimin e gjakut në organizëm. Pjesa më e madhe e operacioneve në kardiokirurgji mund të bëhen vetëm nësë zemra është e ndalur. Në kushte të tilla, furnizimin e vazhueshëm të trupit me gjak të oksigjenuar e kryen një aparat i caktuar (Fig. 1) i cili quhet ”Aparati i qarkullimit extrakorporal të gjakut”.
Fig.1
Ky është një aparat që ndryshe quhet pompë sepse, ashtu si zemra ai pompon gjakun kur ajo është e ndalur. Pasi mbledh gjakun nga trupi i të sëmurit, e oksigjenon atë dhe e dërgon sërish nëpërmjet aortës në gjithë organizmin e tij. Pra, ky aparat mban gjallë trupin e të operuarit sa kohë zemra nuk punon gjatë ndërhyrjes.