Skip to main content
Kirurg Kardiovaskular
Shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë
SPITALI HYGEIA TIRANE

Funksionimi i zemrës

Zemra është një organ muskular, që pasi mbledh gjakun nga gjithë organizmi, e dërgon atë përsëri në organizëm, duke bërë kështu të mundur qarkullimin e vazhdueshëm të tij.

Ajo është e përbërë nga një muskul i posaçëm që quhet miokard. Kur ky muskul zgjerohet, zemra mbushet me gjak brënda saj dhe kur ky muskul tkurret ajo shtyn këtë gjak në organizëm nëpërmjet arterieve. Pra do të thonim që ajo luan rolin e një pompe muskulare, e cila furnizon me gjak gjithë trupin tonë.

Zemra është e ndarë në dy pjesë: në të majtë dhe në të djathtë.

Zemra e djathte merr gjakun venoz (ose gjakun e paoksigjenuar) nga gjithë trupi dhe e shtyn atë duke e dërguar në mushkëri. Në mushkëri gjaku merr oksigjenin dhe lëshon dioksidin e karbonit dhe kështu ai kthehet në gjak të oksigjenuar.

Zemra e majtë merr gjakun e oksigjenuar nga mushkëritë dhe e shtyn atë, duke e dërguar në të gjithë trupin.

Gjithashtu në zemër ekzistojnë katër valvula të cilat bëjnë të mundur rrjedhjen e gjakut vetëm në një drejtim, duke mos lejuar kthimin e tij mbrapa.

Kontakti

  • T centre:
  • Mobile T:

    +355696042790

    +306974324241

  • Email:

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.