Zemra dhe hipertensioni
Tensioni i lartë i gjakut, apo siç quhet ndryshe “hipertensioni” është një nga sëmundjet më të shpeshta në botën perëndimore. Ai shfaqet në pothuajse 20% të popullsisë së përgjithshme në këto vënde. Hipertensioni ndodh kur i sëmuri ka të lartë tensionin e gjakut për një periudhë të gjatë kohe, ndërkohë që është në gjëndje të qetë ose dhe duke fjetur. Duhet bërë dallimi i sëmundjes së hipertensionit nga një krizë e thjeshtë e hipertensionit. Në rastin e dytë kemi rritje të përkohshme të presionit të gjakut gjatë një troditje shpirtërore, e cila pasi jemi qetësuar plotësisht, normalizohet vetvetiu. Ky rast pra nuk përbën sëmundje patologjike.
Hipertensioni ka nje ecuri të ngadaltë dhe pa shenja. Pas shumë kohe fillojnë të shfaqen komplikacione të ndryshme, të cilat lidhen me dëmtimet e arterietve të organeve të trupit. Në tabelën e mëposhtme tregohen nivelet normale apo pathologjike të hipertensionit ashtu si edhe fazat e zhvillimit te tij.
Kategoria e tensionit | Tensioni sistolik | Tensioni diastolic |
---|---|---|
Normal | < 120 mmHg | < 80 mmHG |
Stadi pro-hipertensiv | 120-139 mmHg | 80-89 mmHg |
Stadi I i hipertensionit | 140-159 mmHg | 90-100 mmHg |
Stadi II i hipertensionit | >160 mm Hg | >100 mmHg |
Në shumicën e rasteve nuk gjehet ndonjë shkak pathologjik në shfaqjen e hipertensionit, por kjo nuk do të thotë se ai nuk duhet ndjekur apo trajtuar. Trajtimi i tij përfshin ushtrimin fizik, dietën pa kripëra, prerjen e duhanit, shmangien e tronditjeve nervore si dhe medikamentet.
Me kalimin e kohës, tensioni i lartë i gjakut sjell dëmtime të rëndësishme edhe në strukturën apo në funksionimin e zemrës. Nëse nuk diagnostikohet në kohë dhe nuk trajtohet, këto dëmtime bëhen gjithnjë e më serioze. Sëmundja hipertensive mund të dëmtoje vazat koronare duke shkaktuar ishemi të zemrës apo infarkt. Por gjithashtu mund të dëmtojë edhe valvulat. Njëkohësisht, kjo sëmundje përbën faktor rreziku edhe për arteriet kryesore të organizmit (p.sh. aorta), duke krijuar zgjerime apo aneurisma të tyre dhe duke rrezikuar kështu vetë jetën e të sëmurëve.
Përgjithësisht hipertensioni nuk shfaq simptoma karakteristike. Por kur ai sjell dëmtime të organeve të ndryshme, mund të kemi komplikacione si: dhimbje gjoksi apo rrahje të çrregullta të zemrës kur ajo bën ishemi ose infarkt, çrregullime të ndryshme neurologjike në rastet e episodeve cerebrale, çrregullime të shikimit kur ai prek arteriet e syve apo edhe çrregullime të funksionimit të veshkave.
Diagnostikimi i hershëm luan një rol të rëndësishëm sepse me terapinë e duhur ngadalësohet ecuria e sëmundjes dhe paraprihen komplikacionet e lartpërmendura. Në këtë kuadër mund të parandalohet ose të ngadalsohet edhe ecuria e sëmundjes ishemike të zemrës.
Rastin e sëmundjes ishemike me prjardhje nga hipertensioni, kardiokirurgjia e trajton nëpërmjet operacionit “by pass”. Ndërhyrja ka rezultate shumë të mira në përsa i përket ishemisë, por nuk trajton dot tensionin e lartë në vetvete, i cili qe shkaku i dëmtimit të zemrës. Kjo do të thotë se i sëmuri duhet t’a ndjekë dhe t’a trajtojë tensionin e gjakut në mënyrë sistematike edhe pas operacionit. Me këtë përkujdesje, edhe vetë rezultatet e kirurgjise do të jenë më afatgjata.
Kontakti
-
Tel:
-
T centre:
-
Mobile T:
+355696042790
+306974324241
-
Email:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.