Koronarografia (ose siç quhet ndryshe, angiografia e arterieve koronare) është një metodë shumë e rëndësishme për vrojtimin e arterieve koronare të të sëmurëve. Ajo jep informacione të hollësishme përsa i përket stenozave të rrjetit vazor të zemrës (Fig. 1). Është në vetëvete guri themeltar në diagnostikimin e plotë të sëmundjes ishemike të zemrës dhe luan rol në përcaktimin e mënyrës se trajtimit të sëmurit.
Fig.1
Kjo analizë kryhet me të sëmurin shtrire. Nga arteria e këmbës ose e dorës futet një kateter, i cili drejtohet për në zemër. Kur kateteri arrin pranë saj, lëshohet një lëndë radioopake, e cila duke kaluar nëpër arteriet e zemrës i bën ato të dukshme në ekran duke treguar vëndin e saktë dhe shkallën e ngushtimit të tyre.