Diseksioni i aortës
Aorta është arteria më kryesore që dërgon gjakun nga zemra në të gjithë organizmin tonë. Sëmundja e saj më e rrezikshme, e cila shpesh përbën një ndër gjëndjet më urgjente në mjekësi, është diseksioni i saj.
Diseksioni i aortës është rasti kur cipa e brëndëshme aortës shqitet duke krijuar hapësirë në brëndesi të murit. Gjaku futet atje dhe mbush zonën e krijuar midis paretit të brëndshëm dhe të jashtëm (Fig. 1, 2).

Sasia e gjakut të grumbulluar mes dy shtresave të murit të aortës krijon një hapësire paralele me lumenin e brëndshëm te saj (Fig. 2 A,B).

Siç duket në pamje, për arsye të diseksionit shkaktohet ngushtim i lumenit të aortës dhe si rrjedhojë pakësohet e sasia e gjakut që duhet të shpëndahet në trup.
Diseksioni mund të fillojë nga çdo pjesë e aortës torakale dhe mund të përfshijë gjthë aortën përgjatë shtrirjes së saj. Statistikisht 65% e diseksioneve të aortës torakale fillojnë në pjesën ngjitëse, 10% në harkun e saj dhe 25% në pjesën zbritëse.
Shkaqet e diseksionit të aortës
Ka disa arsye që lehtësojnë krijimin e diseksionin aortal.
- Hipertensioni arterial. Në këtë rast është e ditur që me kalimin e viteve hipertensioni dëmton dhe dobëson arteriet e gjakut.
- Kolesteroli i rritur. Në këtë rast krijohen pllakat sklerotike të cilat lehtësojnë çarjen e paretit të brçndshëm të aortës.
- Sindromi Marfan. Është një sëmundje e indit lidhor i cili dobësohen paretet e aortës duke i humbur atyre përkulshmërinë.
- Sëmundjet e lindura të zemrës. Kur valvula aortale nuk ka tre por dy fletë lehtësohet zhvillimi i diseksionit të e aortës.
- Sifilizi ose inflamacionet e aortës.
- Komplikacione të ndryshme të ndërhyrjeve mjekësore ose kirurgjikale.
Simptomat dhe komplikacionet e diseksionit aortal
Mënyra e shfaqjes së sëmundjes varet nga pika e vendndodhjes së diseksionit si dhe nga shtrirja e tij.
- Dhimbja. Është simptoma më e shpeshtë që shfaqet në 95% të rasteve. Mund të fillojë nga gjoksi ose të shkojë drejt shpinës dhe mund të vazhdojë të shtrihet përgjatë shtyllës kurrizore deri në nivelin e mesit.
- Infarkti i miokardit. Kjo ndodh kur diseksioni përfshin arteriet koronare. Në këtë rast kemi rënie të rrjedhes së gjakut në miokard. Kjo ndodh në 5% të rasteve.
- Ishemi cerebrale. Nëse diseksioni përfshin arteriet që furnizojnë me gjak trurin. Kjo ndodh në 5% të rasteve.
- Sinkope në 9% të rasteve.
- Paraliza të ndryshme në varësi të ishemisë cerebrale ose të palcës së kurrizit.
- Ishemi të gjymtyrëve të poshtme kur pakësohet rrjedhja e gjakut në to.
- Insuficenca renale akute në 5% të rasteve
- Ishemi intestinale (zorrës së hollë ose të trashë) në 6% të rasteve.
Diagnostikimi i diseksionit aortal
Ka disa analiza që vërtetojnë diseksionin e aortës torakale.
Radiografia torakale (Fig. 3). është analiza më e thjeshtë e cila mund të japë dyshimin e fillestar për diseksionin.

Skaneri torakal (Fig. 4). Është mënyra më e saktë e diagnostifikimit që tregon qarte shtrirjen dhe pikën fillestare të diseksionit.
Rezonanca magnetike (Fig. 5)
Ekokardograma transezofageal
Aortografia (Fig. 6)

Për diagnostikimin e diseksionit, mjeku mund të vendosë se cilën apo cilat nga metodat do të përdoren.
Trajtimi i diseksionit të aortës
Trajtimi i diseksionit varet nga shtrirja e tij. Nëse ai shtrihet vetëm përgjatë aortës zbritëse, atëherë trajtimi është kryesisht me medikamente. Por nëse ai përfshin aortën ngjitëse ose harkun e saj, atëherë operacioni është e vetmja zgjidhje.
Medikamentet luajnë rol të rëndësishëm në diseksionin e aortës zbritëse si trajtim bazë. Në rastet e tjera ato përdoren përpara operacionit për të normalizuar tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës derisa i sëmuri të operohet.
Operacioni. Në rastet kur diseksioni përfshin aortën ngjitëse ose harkun e saj atëherë operacioni është e vetmja zgjidhje dhe kjo përbën urgjencë mjekësore. Çdo orë që kalon rritet 1% probabiliteti i vdekjes për të sëmurin. Qëllimi i operacionit është parandalimi i komplikacioneve vdekjeprurëse, duke zëvendësuar pjesën e aortës nga fillon diseksioni, pavarësisht se ai mund të përfshijë gjithë aortën. Pra rëndësi ka mbyllja e pikës ku gjaku gjen hyrje midis shtresave të murit te aortës.
Këto operacione mund të kenë nivel të lartë vështirësie dhe rreziku për të sëmurin. Këto rreziqe lidhen me kohën e shfaqjes deri në momentin e trajtimit, me moshën e vjetër, sëmundjet kronike pulmonare ose renale, me isheminë cerebrale ose të zemrës përpara diseksionit.
Ka disa teknika për trajtimin kirurgjikal. Ato ndryshojnë nga njëra tjetra në varësi të pikëvendosjes dhe të shtrirjes së diseksionit. Kur diseksioni fillon nga aorta ngjitëse, atëherë bëhet zëvendësimi i saj (Fig. 7). Sipas nevojës, mund të zëvendësohet edhe valvula aortike kur ajo është e deformuar. Në këtë rast, tubi sintetik që zëvëndëson aortën, përmban dhe vetë valvulën sintetike (Fig. 8).

Në raste të caktuara mund të nevojitet zëvëndësimi edhe i harkut të aortës bashkë me aortën ngjitëse (Fig. 9).

Në diseksionet e aortës zbritëse trajtimi bëhet kryesisht me medikamente. Kohët e fundit është përdorur stenti në raste të caktuara, me rezultate të favorshme (Fig. 10).

Shkalla e komplikacioneve pas operacionit varet nga lloji i diseksionit si dhe nga teknika operative që do të përdoret.
Kontakti
-
Tel:
-
T centre:
-
Mobile T:
+355696042790
+306974324241
-
Email:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.