Insufiçenca e valvulës trikuspidale
Valvula trikuspidale ndodhet në zemrën e djathtë dhe ndan barkushen nga atriumi. Roli i saj është lejimi i kalimit të gjakut nga atriumi i djathë në barkushen e djathë pa u kthyer prapa. Në insufiçencën e kësaj valvule ndodh kthimi i gjakut prapa në atrium nga barkushja e djathtë (Fig. 1).

Shkaqet e insufiçencës së valvulës trikuspidale
Zgjerimi ose zmadhimi i barkushes së djathtë (Fig.2) është shkaku kryesor. Ky zgjerim shkakton deformimin e strukturës së brëndëshme të saj. Perimetri i valvulës hapet nga kjo tërheqje duke mos i lejuar fletët e saj të puthiten plotësisht gjatë mbylljes. Si rrjedhim, në hapesirën e krijuar, një pjesë e gjakut kthehet prapa në atrium.

Zgjerimi i barkushes është në vetevete një komplikacion i pathologjive të ndryshme si:
- hipertensioni pulmonar
- emfizema pulmonare
- stenoza e valvulës pulmonare
- Infeksionet e valvulës. Endokarditi i valvulës sjell deformimin e saj dhe mos funksionimin normal.
- Arsye të rralla: trauma, tumoret karcinoid, lupusi eritematoz, difektet e lindura, miksomat dhe artriti reumatoid.
Shenjat e insufiçencës së valvulës trikuspidale
Për një periudhë të gjatë kohe shenjat mund të mungojnë sepse sëmundja përparon tepër ngadalë. Ecuria e saj nuk mund të parashikohet me saktësi pasi varet nga arsyeja e cila e shkakton. Nga ana tjeter zemra mundohet ta kompensojë problemin për shumë kohë. Kur fillojnë simptomat atëherë kemi:
- fryrje barku dhe të këmbëve
- pakësim i urinimit
- dobësi të përgjithshme
- aritmi të ndryshme
- zmadhim të venave të qafës me pulsim të tyre.
Diagnoza e insufiçencës së valvulës trikuspidale
Pas vizitës mjekësore mjeku mund të bëjë analiza të ndryshme për të konfirmuar diagnozën si:
- elektrokardiogramë
- radiografi pulmonare
- ekokardiogramë që është analiza më e thjeshtë dhe më shpejtë.
Analiza të tjera që nevojiten rrallë janë kateterizimi ose rezonanca magnetike e zemrës.
Komplikacionet e insufiçencës së valvulës trikuspidale
Insufiçenca e rëndë e zemrës. Kjo me kalimin e kohës do të sjellë hepatomegali dhe përfundimisht cirrozë hepatike.
Endokarditi. Insufiçenca trikuspidale është në vetëvete faktor rreziku për infeksionin e valvulës. Prandaj duhet të përpiqemi të ruajmë higjenën e dhëmbëve apo të marrim antibiotikë për profilaksi në rastet kur nevojitet, sipas këshillave të mjekut.
Trajtimi i insufiçencës së valvulës trikuspidale
Insufiçenca e valvulës trikuspidale nuk ka nevojë për trajtim në të gjitha rastet nëse ajo nuk është e rëndësishme. Në të tilla raste duhet ndjekur në intervale të caktuara kohe për të parë nëse përparon. Medikamentet mund të ndihmojnë në përmirësimin e simptomave. Në raste të caktuara mund të nevojitet riparimi i valvulës me operacion. Operacioni konsiston në teknika të ndryshme që synojnë zvogëlimin e perimetrit të valvulës në mënyrë që fletët e saj të mund të puthiten gjatë mbylljes së saj. Teknika më e përdorur është vendosja e një unaze që bën të mundur mbledhjen e valvulës dhe zvogëlimin e perimetrit të saj (Fig. 3).

Kontakti
-
Tel:
-
T centre:
-
Mobile T:
+355696042790
+306974324241
-
Email:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.