Skip to main content
Kirurg Kardiovaskular
Shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë
SPITALI HYGEIA TIRANE

Elektrokardiograma

Elektrokardiograma është analiza më e thjeshtë që ka në dorë mjeku dhe që ndihmon për të diagnistikuar sëmundje të ndryshme të zemrës (Fig. 1). Mund të japë informacione të shumëllojshme mbi problemet e saj.

Fig.1

Është një mjet diagnostikimi tepër i saktë për aritmi të ndryshme, ndihmon shumë në sëmundjen ishemike të zemrës, në sëmundjet e valvulave dhe në rastet e çrregullimeve si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Kjo metodë regjistron valët elektrike që prodhon zemra gjate punës së saj nëpërmjet disa elektrodave të vendosura në pika të caktuara të trupit. Këto valë tregojnë nëse zemra punon mirë apo ka çrregullime. Ndryshe nga ç’besohet një elektrokardiogramë cilësore mund të jetë më e vlerëshme se edhe vetë ekokardiograma në duart e një mjeku me eksperience.

Elektrokardiograma nuk është vetëm një metodë diagnostikimi. Për kardiokirurgjun,ajo është edhe një mjet i ndjekjes së gjëndjes të të sëmurit përgjatë operacionit dhe pas tij.

Kontakti

  • T centre:
  • Mobile T:

    +355696042790

    +306974324241

  • Email:

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.