Skip to main content
Kirurg Kardiovaskular
Shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë
SPITALI HYGEIA TIRANE

Rëndësia e diagnostikimit të hershëm

Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve të zemrës, përbën në vetvete edhe terapinë më të mirë. Është më se e ditur se ishemia e zemrës lidhet ngushtë me diabetin, me hipertensionin, me kolesterolin e lartë ne gjak, me duhanin, me obezitetin apo me trashegimine familjare. Përsa i përket sëmundjeve të valvulave ato lidhen kryesisht me ethen reumatizmale por edhe me moshen e vjetër. 

Sëmundjet e zemrës përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve në mbarë botën dhe nga ky fakt kuptohet sa i rëndësishëm është parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm i tyre. Sa më shpejt të merren masat, aq më e mirë është ecuria e tyre. Kjo është një këshillë e vlefshme jo vetëm për ata që kanë simptoma, por edhe për ata të cilët nuk ndjejnë shqetësime nga zemra.

Përsa i përket atyre që kanë simptoma si: dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, dobësi të përgjithshme, aritmi etj, duhet t’i drejtohen mjekut pa vonesë, që të fillohet sa më shpejt trajtimi mjekësor dhe të parandalohen komplikacionet e ndryshme. Ndërhyrja e hershme apo e menjëhershme iu zgjat ose iu shpëton jetën këtyre të sëmurëve.

Rasti i e atyre të cilët nuk kanë simptoma përbëhet nga të sëmurë që janë me diabet, me hipertension ose me kolesterol të lartë. Gjithashtu ata që janë duhanpirës, që janë obez apo kanë histori familjare me infarkt, janë të prirur për probleme të zemrës. Nëse dikush ka një ose disa nga këta faktorë, ai paraqet në rrezikshmëri shumë më të lartë se sa pjesa tjetër e popullsisë për ishemi apo për infarkt. Po ashtu edhe mosha e vjetër hyn në këtë kategori.

Hapi i parë që duhet bërë është vizita tek kardiologu, i cili do të diagnostikojë hershëm ose do t’a përjashtojë një sëmundje të zemrës. Është më e arsyeshmë një vizitë tek mjeku se sa neglizhenca e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Kryesisht, në ishemitë e zemrës, vizita e hershme tek mjeku mund të luaj rolin vendimtar në prognozën e sëmundjes dhe shpëtimtar për shëndetin e  këtyre njerëzve.

Kontakti

  • T centre:
  • Mobile T:

    +355696042790

    +306974324241

  • Email:

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.