Skip to main content
Kirurg Kardiovaskular
Shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë
SPITALI HYGEIA TIRANE

shtëpi

Në vëndin tonë ashtu si dhe në gjithë vëndet e tjera, një përqindje e rëndësishme e popullsisë paraqet sëmundje të ndryshme të zemrës. Shpesh herë operacioni është mënyra më rezultative ose e vetme për trajtimin tyre. Ndërhyrjet kirurgjikale në zemër si dhe ndjekja postoperatore e pacientëve realizohen në qëndra të specializuara nga mjekë dhe personel i kualifikuar.

Grupi ynë i përbërë nga doktorë, infermierë dhe teknikë ka si qëllim kryesor shërbimin sa më cilësor për të sëmurët, duke ofruar siguri edhe rezultate maksimale në vazhdimësi.

Sëmundja ishemike e zemrës përbën pathologjinë kryesore në kardiokirurgji dhe për trajtimin e saj moto e jonë është rivaskularizimi total arterial i zemrës. Kjo do të thotë: përdorimi i arterieve në operacionin bypass (në vënd të përdorimit të venave të këmbës). Me këtë metodë sigurohen rezultate shumë të mira dhe afatgjata për të sëmurin.

Qëllimi i kësaj faqe interneti është informimi i vazhdueshëm i të interesuarve (të sëmurë ose jo) lidhur me sëmundjet kirurgjikale të zemrës, simptomat, trajtimin dhe ecurinë e tyre. Jam i sigurt se përvoja jonë shumëvjeçare do të ndihmojë në trajtimin e të gjithë gamës së sëmundjeve kirurgjikale të zemrës në vëndin tonë.

Kontakti

  • T centre:
  • Mobile T:

    +355696042790

    +306974324241

  • Email:

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

    Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.